JiL.al - Jeto i Lumtur

Nuk ndalen oligarkët, shtrentojnë sërish naftën dhe benzinën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Çmimet e naftës dhe benzinës janë shtrenjtuar sërish duke ulur edhe më shumë nivelin e mirëqenies së qytetarëve.

Duke nisur nga e marta e sotme, nafta po shitet me 199 deri 230 lekë dhe benzina 199 deri 242 lekë.

Çmimet variojnë pasi shumë pika furnizimi pretendojnë se shesin naftë dhe benzinë standarde dhe të cilësie më të lartë.

Rritja e sotme është e katërta brenda pak javësh, pasi më herët çmimi kontrollohej jo vetëm nga oligarkët, por edhe nga shteti.

Kur Bordi i Transparencës u mbyll, nafta shitej nga 160 deti 176 lekë për litër dhe benzina, 3 lekë më shumë.

Ajo që fut në dyshime qytetarët është se kompanitë e mëdha mbajnë çmimet më të larta, kurse disa të tjera, më të vogla, mbajnë çmime më të ulëta, raporton noa.al.

E ndërkohë, dyshime ngjall dhe fakti që rritja e çmimit bëhet njëkohësisht tek pikat e kompanive të mëdha.

Rritja e sotme e çmimit vjen ndërsa prej një jave ka ulje të çmimeve për naftën e papërpunuar Brent në Bursën e Londrës, ndërsa shënohet rritje e lehtë në Bursën Platz të Mesdheut të cilës i referohet vendi ynë.

Ministria e Financave, në një raport të saj ka publikuar se kompanitë e naftës fitojnë jo më pak se 25 lekë për litër. /noa.al

Scroll to Top