Shqiptari qëllohet me plumb në kokë në mes të Greqisë,

Jil
Jil
1 Min Read

Një shqiptar është plagosur me armë në kokë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Menidi” të Athinës.

Fillimisht, të shtunën e kaluar, shqiptari ka shkuar në një festë në këtë lagje, në momentin që po mblidheshin karriget.

Aty papritur ka filluar një sherr mes tij dhe dy personave të tjerë. Në sherr ka hyrë dhe nje 35-vjeçar grek, i punësuar në një dyqan akulloresh, i cili ka goditur në fytyrë shqiptarin.

Të shtunen u mendua se sherri përfundoi aty, por në orët e para të dites së sotme, ka shkuar i armatosur në të njejtin vend duke hapur zjarr ndaj 35-vjeçarit grek, duke e plagosur në këmbë.

Duke u larguar, shtetasi shqiptar është përplasur me një kalimtar duke i rënë arma nga dora. Armen, ka arritur ta marrë 35-vjecari grek, i cili ka hapur zjarr ndaj shqiptarit duke e plagosur rëndë në kokë.about:blank

Të dy janë transportuar në spital, ku greku është në gjendje të mirë, ndërsa shqiptari është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Shqiptari është me origjinë nga Fieri.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *