JiL.al - Jeto i Lumtur

Plumb në kokë pas sherrit banal në Athinë, shqiptari sapo

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një sherr me arsye banale ka ndodhur në Greqi ku një shqiptar është plagosur me një plumb në kokë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Menidi të Athinës. Fillimisht, të shtunën e kaluar, shqiptari ka shkuar në një festë në këtë lagje në momentin që po mblidheshin karriget.about:blank

Aty papritur ka filluar një sherr mes tij dhe dy personave të tjerë. Në sherr ka hyrë dhe një 35-vjeçar grek, i punësuar në një dyqan akulloresh i cili ka goditur në fytyrë shqiptarin.

Të shtunën u mendua se sherri përfundoi aty, por në orët e para të ditës së sotme, shqiptari ka shkuar i armatosur në të njëjtin vend duke hapur zjarr ndaj 35-vjecarit grek dhe duke e plagosur në këmbë.

Duke u larguar, shtetasi shqiptar është përplasur me një kalimtar duke i rënë arma nga dora. Armën ka arritur ta marrë 35 vjeçari grek i cili ka hapur zjarr ndaj shqiptarit duke e plagosur rëndë në kokë. Të dy janë transportuar në spital, ku greku është në gjendje të mirë ndërsa shqiptari është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Shqiptari, me origjinë nga Fieri, rezulton person me precedentë të rëndë penal dhe ka dalë së fundmi nga burgu.

Scroll to Top