Satelitët tregojnë pamjet e uraganit që pritet të godasë këtë

Jil
Jil
1 Min Read

Stuhia tropikale Idalia u përforcua në një uragan dhe po lëviz drejt bregut të Floridës në Gjirin e Meksikës, ku autoritetet po u bëjnë thirrje miliona banorëve që të përgatiten për t’u evakuuar përpara mbërritjes së saj të mërkurën në mëngjes me orën lokale.

Idalia u përforcua në një uragan të kategorisë 1 herët në mëngjes, me erëra maksimale prej 80 mph.

“Sistemi pritet të intensifikohet me shpejtësi dhe mund të bëhet një uragan i fuqishëm i kategorisë 3 përpara se të mbërrijë në Florida,” tha Qendra Kombëtare e Uraganeve.

Guvernatori i shtetit, Ron DeSandis, në një konferencë për shtyp që dha, u bëri thirrje të gjithë banorëve të përgatiten.about:blank

“Ky është një uragan i madh. Do të jetë një uragan i fuqishëm dhe patjetër do të prekë shtetin e Floridës,” theksoi ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *