Tmerr në ‘qiell të hapur’/ Pasagjerët panikosen në fluturim,

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Turbulencat e forta kanë shkaktuar panik në një fluturim të Delta Airlines nga Milano. Avioni u detyrua të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson Atlanta. Njëmbëdhjetë persona u plagosën, këta janë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë u dërguan në spital pas uljes dhe ende nuk dihet gjendja e tyre.about:blank

Delta Flight 175 mbante 151 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit. Sipas një raporti të linjës ajrore, ai mbërriti në Atlanta pasi moti i keq po godiste zonën. Turbulencat e forta shkaktuan panik në bord kur fluturimi ishte afërsisht 40 milje në verilindje të aeroportit Hartsfield-Jackson të Atlantës. Avioni arriti të ulej në mënyrë të sigurt, por të paktën njëmbëdhjetë persona në bord u plagosën.

Në deklaratën e linjës ajrore thuhet: “Anëtarët e Ekipit të Kujdesit të Delta po mobilizohen për t’u lidhur me klientët në Fluturimin Delta 175, i cili përjetoi turbulenca të rënda përpara se të ulej në mënyrë të sigurt në Atlanta. Prioriteti ynë është të kujdesemi për klientët tanë dhe ekuipazhin që pësuan lëndime”, tha linja ajrore Delta në një deklaratë, “u jemi mirënjohës reaguesve të parë që mirëpritën avionin dhe ofruan ndihmë mjekësore dhe që transportuan të plagosurit në spital”. Për momentin nuk dihet shkalla e plagëve të të shtruarve.

Scroll to Top