“Prigozhin mund të jetë vrarë qëllimisht”/ Kremlini e pranon

Jil
Jil
2 Min Read

Kremlini ka thënë të mërkurën se hetuesit janë duke e konsideruar mundësinë që avioni, i cili po e barte shefin mercenar Yevgeny Prigozhin, të jetë rrëzuar qëllimisht.about:blank

Kjo është hera e parë që Rusia e pranon në mënyrë kaq të qartë se ka mundësi që Prigozhini u vra qëllimisht.

“Është e qartë se po konsiderohen versione të ndryshme, përfshirë versionin – ju e dini se për çfarë e kam fjalën – të themi, një ligësi e qëllimshme”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov më 30 gusht kur u pyet për hetimin.

I pyetur nëse Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil do ta hetojë rrëzimin e avionit, Peskov tha se rrethanat e bëjnë hetimin të dallojë, megjithëse e pranoi se hetuesit ende nuk kanë ardhur në përfundim formal se çfarë e ka shkaktuar saktësisht rrëzimin e tij.

“Të presim për rezultatet e hetimit rus”, theksoi Peskov. Avioni privat Embraer, me të cilin po udhëtonte Prigozhini nga Shën Peterburgut drejt Moskës, u rrëzua në veri të kryeqytetit rus duke i vrarë të gjithë 10 personat në bord më 23 gusht.about:blank

Shkaktari nuk është gjetur ende, por fshatarët afër vendit të ngjarjes kanë thënë për Reuters se e kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe pastaj e kishin parë avionin duke rënë në tokë.

Avioni u rrëzua saktësisht dy muaj pasi Prigozhini e mori kontrollin e qytetit jugor të Rusisë, Rostov, në fund të qershorit, duke e nisur një kryengritje që e tronditi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.about:blank

Rusia i ka njoftuar autoritetet braziliane se nuk do ta hetojë rrëzimin e avionit e prodhuar në Brazil, Embraer, sipas rregullave ndërkombëtare “tani për tani”.

I pyetur për këtë, Peskov tha: “Së pari, hetimi ka nisur, Komisioni Hetues është i angazhuar në këtë”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *