“Stuhia mund të ngrejë nivelin e ujit deri në 4.5 m”/ Uragani

Jil
Jil
2 Min Read

Uragani Idalia ka arritur në Florida të Shteteve të Bashkuara, stuhi që po konsiderohet “jashtëzakonisht e rrezikshme”. Miliona persona veçse janë evakuuar ose po qëndrojnë në shtëpi dhe strehimore për shkak të stuhisë.

Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA (NHC) tha se Idalia goditi plazhin Kiton në rajonin Big Bend të Floridës. Stuhia është vlerësuar se është e kategorisë tre dhe konsiderohet e rrezikshme për jetë. Uragani Idalia ka shkaktuar erëra deri në 201 kilometra në orë.

Banorët e Floridës që jetojnë përgjatë vijës bregdetare janë urdhëruar që të largohen, pasi Idalia fitoi fuqi duke kaluar përmes ujërave të ngrohtë të Gjirit të Meksikës.

“Kjo stuhi është e fuqishme. Nëse jeni brenda shtëpive, qëndroni të sigurt derisa stuhia të kalojë”, porositi guvernatori i Floridës, Ron DeSantis.

Stuhia mund të ngrehë nivelin e ujit deri në 4.5 metra.about:blank

Shërbimi Kombëtar i Motit në Tallahasi e quajti Idalian “një ngjarje të paprecedent”, pasi asnjë uragan i madh nuk ka kaluar ndonjëherë përmes rajonit Big Bend. Florida, që ende po përballet me pasojat e uraganit Ian, që goditi vendin vitin e kaluar, ka frikë se uragani Idalia mund të ketë pasoja shkatërruese.

Të martën në mbrëmje, Idalia arriti në kategorinë dy të stuhive, ndërkaq në orët e para të së mërkurës autoritetet thanë se stuhia shkoi në kategorinë tre, e më pas katër. Por, më pas fuqia e stuhisë u dobësua, duke rënë sërish në kategorinë tre.about:blank

Uraganet maten përmes një shkalle prej pesë kategorish, me kategorinë pesë që është më e fuqishmja.

Stuhitë në kategorinë tre konsiderohen stuhi të mëdha, ndërkaq ato në katër vlerësohet se sjellin “dëme katastrofike”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *