Detaje nga përdhunimi që tronditi Finiqin, nëna e 25-vjeçares

Jil
Jil
2 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrethin e Sarandës të martën, ku një person është arrestuar pasi dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij. Në fshatin Durmish të Finiqit, policia ka arrestuar një 57-vjeçar, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 25-vjeçare.

I prangosuri është Ramadan Rroko, i cili prej vitesh jetonte dhe punonte në Sarandë. Rreth një muaj më parë, vajza e tij, e cila pas divorcit të prindërve është rritur në shtëpinë e fëmijës në Durrës, kishte shkuar te i ati për pushime. Në pallatin ku jetonin atë dhe bijë, kanë qenë fqinjët që pas zënkave të dëgjuara kanë lajmëruar policinë. Pas ndalimit, edhe vetë 25-vjeçarja ka pranuar që është abuzuar seksualisht nga  ati disa herë.

Banorët e zonës shprehen të tronditur për lajmin.

Një ditë pas ngjarjes të tjera detaje kanë dalë në dritë për historinë e familjes Rroko. Dyshohet se 20 vite më parë bashkëshortja e Ramadan Rrokos, që vuante nga probleme të shëndetit mendor helmoi 4 fëmijët e saj, ku dy prej tyre humbën jetën, ndërsa vajza dhe një djalë mbijetuan.

Vajza u dërgua në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës, ndërsa për fatin e të vëllait nuk dihet asgjë. I ati i tyre Ramazan Rroko fill pas ngjarjes u zhvendos në fshatin Dërmish të Finiqit, ku jetonte i vetëm deri një muaj më parë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *