JiL.al - Jeto i Lumtur

Çmenduri! Dy motrat bëjnë twerk mbi varrin e babait dhe e

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kërcimi provokues mbi varrin e babait të tyre, që është një hero në luftën e Ukrainës për liri, do ti kushtojë shtrenjtë dy vajzave nga Kievi, të cilat janë arrestuar nga policia dhe rrezikojnë deri në 5 vite burg.

Dy motrat kishin shkuar për të vizituar varrin e babait të tyre në varrezat “Forest” të kryeqytetit ukrainas më 24 gusht.

Por në vend të nderimeve për babain e ndjerë, ato zgjodhën të filmojnë një video për ta postuar në rrjetet sociale, ku të dyja nisin të kërcejnë dhe bëjnë twerk.

Video e bërë virale tregon dy motrat, e veshura me bluza të zeza dhe pantallona të shkurtra duke kërcyer ndërsa qëndrojnë midis varreve të ushtarëve që janë stolisur me lule dhe flamurin ukrainas.

Babai i vajzave ishte një ushtar i Brigadës 95 të Forcave të Armatosura të Ukrainës, i cili u vra pranë Izium, në rajonin lindor të Donetskut.

Ai u vra në luftë duke mbrojtur Ukrainën nga ushtria pushtuese e Vladimir Putin, por vajzat e tij për shkak të përdhosjes së figurës së ushtarëve të rënë në betejë do të përballen me ligjin.

Pas një reagimi të furishëm, ato pranuan se kishin gabuar dhe se kërcimi që kishin bërë ishte i papërshtatshëm. Njëra nga motrat foli në rrjetet sociale duke kërkuar falje.

“Unë dhe motra ime kërkojmë falje, nderojmë çdo ushtar të rënë për atdheun tonë. Ne vizituam varrin e babait tonë të rënë, i cili vdiq në afërsi të Izium. Fatkeqësisht, nuk ishte shumë korrekte të postoja këtë lloj video, megjithëse nuk kishim ndërmend të përdhosnim heronjtë”, tha ajo.

Scroll to Top