Zjarr në muzeun e Gjakovës. Shkaktohen dëme të mëdha

Jil
Jil
1 Min Read

Flakët e zjarrit kanë përfshirë Muzeun e Muzikës “Taphane” në Gjakovë. Lajmin e ka përcjellë zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës, Ali Tafarshiku, ku dhe ka publikuar pamjet në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Për zjarrin, ai ka hedhur akuza ndaj pushtetit lokal të Gjakovës.

Nga ana tjetër, policia rajonale e Gjakovës njofton se ndodhen në vendngjarje së bashku me forcat zjarrfikëse, dhe se nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

“Është njoftuar prokurori, hetimet janë në fazën fillestare, ende nuk kemi indicie as dyshimet mbi shkaqet e zjarrit. Mbetet të pritet raporti i ekspertit të zjarreve, ndërsa hetimet do të zhvillohen nga sektori rajonal i hetimeve”, ka thënë policia.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *