JiL.al - Jeto i Lumtur

Humbi jetën duke mbrojtur shokun e tij në Itali, niset për në atdhe

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Trupi i të riut shqiptar, Klajdi Bitri, i cili humbi jetën pasditen e së dielës, pasi u godit me një shtizë peshkimi nga një algjerian, teksa po përpiqej të mbronte shokun e tij italian, është nisur ditën e sotme për në Shqipëri.about:blank

23-vjeçari nuk mund t’i mbijetonte plagëve pasi shtiza i dëmtoi dy organet vitale.

Bitri prej disa vitesh jetonte në Ankona, ku ëndërronte për një të ardhme më të mirë për të dhe familjen e tij.


27 vjeçari algjerian, i cili tashmë ndodhet në burg, ka thënë se nuk e kishte kuptuar se e kishte plagosur apo vrarë.

Babai i Bitrit pas ngjarjes së rëndë kërkoi drejtësi për djalin e tij dhe po ashtu kërkoi nga shteti shqiptar që ta ndihmonte të sillte trupin e të birit në vend, kjo e fundit u realizua ditën e sotme.

Scroll to Top