Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Mësohet se një person ka mbërritur me plagë në spitalin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në Bashkinë e Vaut të Dejës por ende nuk dihet motivi dhe identiteti i të plagosurit.
Policia ka mbërritur në spital ku po merret në pyetje i plagosuri.