Shpërthen bombola e gazit në një banesë, ndërron jetë 50-vjeçari

Jil
Jil
1 Min Read

Një 50 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në banesën e tij në Selenicë. Ai është dërguar me urgjencë për në spitalin e Vlorës por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.Ka qenë komshiu që ka njoftuar sallën operative e drejtorisë së policisë së Vlorës se ka shpërthyer bombola e gazit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanatabout:blank

Selenicë,Vlorë/Informacion paraprak.

Salla Operative e DVP Vlorë ka marrë një telefonatë nga një shtetas, se në banesën e shtetasit D.G (komshiu), dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombul gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

Në vendngjarje po shkojnë grupi hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim do ketë një informacion të plotë për rastin.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *