JiL.al - Jeto i Lumtur

Numri i fatit për çdo shenjë horoskopi. Cilat janë domethëniet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Më poshtë Perspekti rendit të gjitha shenjat e horoskopit dhe numrat përkatës të fatit, dhe shpjegimin rreth tyre.

Dashi (21 Mars – 20 Prill)
Dashit gjithmonë i takon numri 1. Ai është dominant, gjithmonë i pari, lider i vërtetë dhe është më aktivi prej të gjitha shenjave të horoskopit.

about:blank

Demi (21 Prill – 20 Maj)
Demi është lidhur me numrin 2, jo sepse shenja është e dyta, por për shkak të natyrës së shtëpisë së dytë në të cilën Demi individual vjen në veprim të plotë. Kur është formuar individi (dashi) ai dëshiron të krijoje kontakt dhe ajo natyralisht arrihet me shtëpinë e dytë. Prandaj Demi është lidhur me numrin 2.

Binjakët (21 Maj – 21 Qershor)
Ata i përkasin numrit 3. Ajo lidhje nuk është për shkak të numrit ideal, por për shkak të aftësisë ne komunikim, po ashtu mund te përfaqësojnë edhe numrin 2 sepse kanë natyrë të dyshtë. Kështu që për Binjakët numra të fatit janë 2 dhe 3.

about:blank

Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)
Përfundimsht i përshtatet numri 4 i cili nënkupton sigurinë, shtëpinë, vatrën, dhe gjithë ajo që shpreh karakterin e shtëpisë së katërt ose karakteristikat e Gaforres.

Luani (23 Korrik – 23 Gusht)
Në astrologji, luanët janë të lidhur me numrin 5. Shtëpia e pestë shënon karakterin e tij, tendencën për teatrin, sportin, argëtimin dhe cirkun.

about:blank

Virgjëresha (24 Gusht – 23 Shtator)
Shtëpia e gjashtë është e Virgjëreshës e cila është simbol i famshëm për detyrat e përditshme, gjëra të vogla, prirjet, kujdesin shëndetësor dhe mjekësor, kështu që për të numri me fat është numri 6.

Peshorja (24 Shtator – 23 Tetor)
Gjithmonë e do më shumë gjysmën tjetër se vetveten, është e shtatë ne radhë dhe natyralisht përfaqëson shtëpinë e shtatë në horoskop e cila përfaqëson partneritet, martesë dhe marrëdhënie harmonike. Megjithatë, edhe numri 2 është me fat për të. Në jetën e saj mund të mbështetet në numrin 2 dhe 7.

about:blank

Akrepi (24 Tetor – 22 Nëntor)
Luftë dhe pasion deri në vdekje. Këto janë karakteristikat themelore të shtëpisë së tetë e cila perfytyron transformim, seksualitet, lindjen e fëmijës, rimëkëmbjen, kështu që Akrepit në mënyrë të përsosur i përgjigjet numri 8.

Shigjetari (23 Nëntor – 21 Dhjetor)
Shigjetari do largësitë, gjerësitë, lartësitë, udhëtimet, fenë, lozonë dhe lirinë. Përputhet plotësisht me shtëpinë e nëntë në horoskop, kështu që për disa numri 9 ka rëndësi të madhe. Kjo është sepse me shigjetarët zotëron Jupiteri, planeti më i mirë sipas astrologëve.

google

Bricjapi (22 Dhjetor – 20 Janar)
Kjo shenjë është lidhur me progresin, kështu që suksesi i saj është i merituar, i fortë dhe i sigurt. Ai është i barabartë me shtëpinë e dhjetë e cila karakterizon kurorën e suksesit, kredibilitetin dhe karrierën e shkëlqyeshme. Numrat e tij të fatit janë numri 10 dhe numri 1.

Ujori (21 Janar – 19 Shkurt)
Ujori përfaqëson shtëpinë njëmbëdhjetë në horoskop, është i lidhur me njerëz të afërt, humanizëm, lantropi dhe shërbime sociale. Prandaj atij i takon numri 11 dhe numri 2.

Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars)
Peshku është i fundit në varg dhe gjithmonë është lidhur me shtëpinë 12 e cila përfshin ëndrrat, ndërgjegjësimin, të menduarit, spitalet, çmendinat, burgjet dhe laboratorët. Numrat 12 dhe 3 i karakterizojnë peshqit.

Scroll to Top