Policia e Vlorës ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Selenicë, ku pas një shpërthimi humbi jetën një 56-vjeçar.
Në njoftimin e fundit policia bën të ditur se nga hetimet rezulton se mëngjesin e sotëm, në territorin e jashtëm të banesës së shtetasit Durim Gllucaj, 56 vjeç, ka shpërthyer një sobë e vogël me gaz.
Nga shpërthimi është dëmtuar shtetasi Durim Gllucaj, i cili si pasojë ka humbur jetën, gjatë transportimit në spital.
NJOFTIMI I POLICISË
Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm, në Selenicë, ku si pasojë e një shpërthimi, humbi jetën shtetasi Durim Gllucaj, 56 vjeç. Dokumentohet me prova ligjore se në territorin e jashtëm të banesës së shtetasit Durim Gllucaj, ka shpërthyer bombola e një sobe të vogël me gaz.about:blank
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, dhe nga ekspertët xhenierë, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, të cilët shkuan në vendngjarje menjëherë pas njoftimit, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i ngjarjes së raportuar në sallën operative të DVP Vlorë, rreth orës 06:15 të mëngjesit të sotëm.
Nga hetimet rezulton se mëngjesin e sotëm, në territorin e jashtëm të banesës së shtetasit Durim Gllucaj, 56 vjeç, ka shpërthyer një sobë e vogël me gaz. Nga shpërthimi është dëmtuar shtetasi Durim Gllucaj, i cili si pasojë ka humbur jetën, gjatë transportimit në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.