JiL.al - Jeto i Lumtur

Nizar Kabani- LETRA DASHURIE

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nizar Kabani- LETRA DASHURIE

A ke menduar ndonjëherë… ku po shkojmë?
Anijet e dinë ku shkojnë…
Peshqit e dinë për ku nisen…
Tufat e dallëndysheve e dinë ku shtegtojnë…
por jo ne të dy…
Ne përpëlitemi në ujë dhe nuk mbytemi…
Veshim rrobat e udhëtimit por nuk udhëtojmë
Shkruajmë letra por nuk i dërgojmë…
Rezervojmë dy bileta…
për çdo avion që niset…
por se kalojmë dot aeroportin.
Ti dhe unë, jemi udhëtarët më burracakë
që njeh historia…

Nizar Kabani

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top