Michael Zanera është një prej pesë punëtorëve që humbën jetën në tragjedinë në Brandizzo, teksa u shtypën nga treni i linjës.
34-vjeçari punonte si saldator që nga viti 2019 për Sigifer (një kompani me 100 punonjës, e specializuar në mirëmbajtjen e hekurudhave).
Pak para se të ndodhte tragjedia, i riu kishte postuar në Tik Tok një foto gjatë punës, ku në momentin kur saldonte shinën e hekurudhës është shfaqur imazhi i një kryqi.
“Është hera e parë që më ndodh kjo. Teksa po balancoja hekurudhën, doli një kryq. Zoti kërkon patjetër të më thotë diçka edhe pse kohët e fundit e thërras dhe i lutem çdo ditë sepse nuk po kaloj kohë të mira”, shkroi Michael.