Greqia merr vendime të ashpra për zjarret, burg dhe gjoba

Jil
Jil
1 Min Read

Greqia paralajmëron rritje të gjobave, si dhe burgim të menjëhershëm për ata që shkaktojnë zjarret, qoftë edhe nga pakujdesia.

Kryeministri, Mitsotakis theksoi se shkaku i zjarrit të madh në Evros po hetohet, por është thuajse e sigurt se ai është i krijuar nga njeriu dhe ka shpërthyer në vendkalimet e emigrantëve të paligjshëm.

“Kjo verë ishte më e nxehta, me mbi 500 zjarre në javë. Në Dadia u shkatërruan mbi 800 mijë hektarë pyje”, tha Mitsotakis.

Sipas Mitsotakis Greqia do të shtojë numrin e rojtarëve të pyjeve, dronëve dhe kamerave termike.

Komisioni Evropian do të japë financime për kompensimin e fermerëve dhe blegtorëve si dhe për rikthimin e sipërfaqeve pyjore.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *