Zbardhet vdekja e 56-vjeçarit në Selenicë: I biri i vendosi tritol

Jil
Jil
3 Min Read

Ngjarja që ditën e djeshme u raportua si aksidentale, rezulton të jetë një krim brenda familjes. Policia ka bërë me dije këtë të Shtunë se 56-vjeçari Durmish Gllucaj i cili humbi jetën dje në Gjorm të Selenicës prej shpërthimit të një lënde plasëse është vrarë nga djali i tij Mato Gllucaj 23 vjeç.

Lajmi i djeshëm: Shpërthen bombola e gazit, vdes 50-vjeçari në Selenicë

Mësohet se i riu e ka vënë lëndën plasëse në sobën me gaz në oborrin e banesës së tyre, duke i shkaktuar kështu vdekjen babait të tij.

Ajo që e bën akoma më të rëndë ngjarjen, janë provat materiale të sekuestruara në banesën e Gllucajt.

Që nga granatat e dorës, kallëpet e tritolit e deri te fishekë e armë zjarri. Nuk dihet ende se pse 23-vjeçari posedonte këtë arsenal luftarak. Megjithatë paraprakisht dyshohet se shkak i krimit ka qenë dhuna e vazhdueshme fizike që 56-vjeçari ushtronte ndaj tij. Pritet që policia të zbardhë më shumë detaje mbi ngjarjen.

Gazetarja e Klan News Anila Sefa ka siguruar disa foto të autorit të krimit, por siç shihen datojnë disa vite më parë:

“Bazuar në provat e siguruara dhe në veprimet e kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në drejtimin e Prokuorisë, rezultoi se ngjarja nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme. Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi M. G., 23 vjeç, djali i 56-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi në territorin e jashtëm të banesës së tij. 23-vjeçari dyshohet se për shkak të dhunës së vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj tij, ka vendosur lëndë plasëse në sobën me gaz, në oborrin e banesës, nga shpërthimi i së cilës humbi jetën 56-vjeçari.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: mekanizmi elektrik me të cilin është realizuar shpërthimi, 25 granata dore difensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol (me peshë 400 gr. secila), 43 kapsolla detonatore, 5 ndezësa granatash, 1 armë zjari pushkë, 1 celular, 2 thika, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse, kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës dhe mjete për punime elektrike me ngjitje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./tvklan.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *