Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë te kthesa e Valiasit në Tiranë. Mësohet se janë përplasur dy makina. Si pasojë ka ndërruar jetë një 22-vjeçare, e bija e njërit prej drejtuesve të automjeteve. Ndërsa, drejtuesi tjetër është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.09.2023, rreth orës 13:00, te kthesa e Valiasit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin H. S., me automjetin me drejtues shtetasin Sh. O., (babai) dhe pasagjere shtetasen F. O., 22 vjeçe (vajza).
Si pasojë e aksidentit shtetasja F. O., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi H. S., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.