Vrau me thikë motrën e saj, flet 40-vjeçarja: Veprova në kushtet

Jil
Jil
2 Min Read

Një krim i rëndë ka tronditur kryeqytetin shqiptar, ku një 40-vjeçare ka vrarë me thikë motrën e saj ditën e djeshme. Fillimisht familja raportoi për një vdekje natyrale të 37-vjeçares Armanda Pushani, por më pas u zbulua se viktima kishte plagë të shkaktuara me mjet prerës.about:blank

Gazetari Igli Çelmeta raportoi se krimi dyshohet se ndodhi për shkak se viktima ishte e alkoolizuar dhe agresive në familje. Dy vajzat jetonin me nënën e tyre në një banesë në rrugën “Hajdar Hidri” në kryeqytet. Kështu ka deklaruar dhe autorja Marsela Pushani e arrestuar nga policia menjëherë pas krimit. Në dëshminë e zbardhur nga gazetari Çlemeta mësohet se ajo ka thënë se ka vepruar për vetëmbrojtje, pasi 37-vjeçarja i kishte kërcënuar se do t’i vriste.

“Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, na kërcënoi se do na vriste. Prej më shumë se 10 vitesh motra Amanda Pushani ishte e alkoolizuar dhe problematike. Debatuam me të që të linte alkoolin, Amanda më kërcënoi mua dhe mamanë”, ka thënë 40-vjeçarja kur është marrë në pyetje nga policia.

Autorja e krimit, 40-vjeçarja Marsela Pushani punonte si mësuese gjuhe në një shkollë në kryeqytet dhe dy vajzat jetonin me nënën e tyre në një banesë.

Ajo dhe ëma kanë deklaruar se viktima Amanda Pushani, e cila ishte e papunë shkonte nëpër markete dhe i kërcënonte shitësit se do iu shkatërronte dyqanin nëse s’i jepnin pije alkoolike.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *