SHBA- Një video po qarkullon në rrjet, ku drejtuesi i një mjeti në Norfolk, Nebraska të SHBA është filmuar duke udhëtuar të paktën 50 kilometra me një dem të madh Watusi në makinë, shkruan The guardian.
Për ta vendosur demin në makinën Ford Crown Victoria, drejtuesi kishte prerë një pjesë të xhamit të përparmë dhe kishte hequr sediljet e tjera. Ai u largua me një ‘paralajmërim’ të thjeshtë.