JiL.al - Jeto i Lumtur

Vritet me armë zjarri një 48-vjeçari, dëshmitari zbardh

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 48-vjeçar është vrarë me armë zjarri pasditen e djeshme në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Arbana në Prizren, teksa viktima është identifikuar si Beqir Morina, 48 vjeç.I dyshuari është identifikuar si Aziz Gashi. Sipas policisë, krimi ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave.
Për kapjen e të dyshuarit, njësitet policore kanë kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme, mirëpo i dyshuari nuk është kapur ende.“Prizren 03.09.2023-18:45. Dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, prokurori kujdestar dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa njësitet policore kanë kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme në kërkim të vendndodhjes së dyshuarit i cili është në kërkim policor. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive”, thuhet në raport.
“U tremba shumë”/ Ish- banorja e BBV zbardh detaje nga aksidenti: Dy makinat mu ngulën te dera ime dhe…Vrau babanë duke vendosur lëndë eksplozive në sobën me gaz, Gjykata e Vlorës merr vendimin për 23-vjeçarinBota ‘kthen sytë’ nga takimi Erdogan-Putin në Soçi, ja çfarë pritet të diskutohet, zbardhet axhenda
Gjithçka dyshohet se ndodhi pak para orës 19:00, kur u dëgjuan disa krisma armësh nga një makinë në lëvizje. I dyshuari Gashi, i cili është nga fshati Sferkë i Klinës dyshohet se gjuajti shtatë herë në drejtim të viktimës, të cilin e la të vdekur në vend.
Sipas një dëshmitari të rastit, i cili thotë se e ka parë momentin kritik, 50-vjeçari ka kryer aktin në prani të gruas dhe fëmijës së viktimës.

“Njëri doli prej Taureg-ut, në sy të gruas e të fëmijës e vrau njeriun, e la për toke. Nuk po dihet pse, veç atë burrin e njoh, punonte në ndërtim ai, i Malishevës. Në sy të gruas, në sy të fëmijës e ka gjujtë, me kallash. Edhe atë djalin e vet, nëpër mure t’u ikë prej plumbit…”, tregoi njëri nga dëshmitarët e rastit për Sinjalin.

Scroll to Top