JiL.al - Jeto i Lumtur

Të shtëna me armë zjarri në Tepelenë, zbardhet ngjarja

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ka rënë në pranga autori i plagosjes së një 59-vjeçari në Tepelenë. Policia bën me dije se si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë kapet dhe arrestohet 30-vjeçari.about:blank

Mësohet se pas marres së njoftimit nëpërmjet një telefonate se në malin e fshatit Matohasanaj, njësia https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative Lopës, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri (pushkë) një shtetas tjetër (të dy barinj), Policia ka organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë: 

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi B. L., 30 vjeç, banues në fshatin Matohasanaj, pasi në malin e këtij fshati, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri (pushkë), shtetasin S. Z., 59 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top