JiL.al - Jeto i Lumtur

Dalin 2 dëshmitarë të rinj, SPAK valë arrestesh në Fier, Tiranë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dalja në skenë e dy dëshmitarëve të rinj që janë penduar në SPAK, si Skerdi Tasi dhe Erjon Alibej, pritet të sjellë një valë të dytë arrestimesh nga prokuroria e posaçme SPAK.about:blank

Qytetet, ku ka shumë gjasa të ndërhyjë policia janë Fieri, Elbasani, Vlora, Shkodra dhe Tirana. Skerdi Tasi, ka folur para tre prokurorëve duke treguar se ishte paguar nga personazhe të botës së krimit në Fier, për të kryer vrasje në Fier, Tiranë dhe Vlorë.

Gazetari Elton Qyno tha se bëhet fjalë për R.S dhe nipin e këtij të fundit, që janë anagazhuar kundrejt pagesave për të kryer vrasje, duke përdorur si qitës me pagesë Skerdi Tasin, Henrik Hoxhën dhe persona të tjerë.

Hoxha, ishte bashkëpuntori i parë i SPAK, por për shkak se prokurorët e cilësuan dëshminë e tij jo të sinqertë, vendosën heqjen e statusit të bashkëpuntorit, duke vijuar ti besojnë rrëfimit të dy të arrestuarve të tjerë, Skerdi Tasi dhe Erjon Alibej.

Në dëshminë e tij, Tasi ka folur për planifikim vrasje në Fier, Vlorë, Tiranë dhe vrasje në Elbasan e Peqin.about:blank

Ndërsa i penduari tjetër Erjon Alibej, njeriu që ka planifikuar, financuar dhe urdhëruar vrasjen e më shumë se 6 personave, ka treguar për krimet në Elbasan, Shkodër, Durrës dhe Peqin. Dëshmia e Alibej në episode të veçanta krahasohet me dëshminë e Nuredin Dumanit, i cili ka marë pjesë në thuajse të gjithë vrasjet e financuara nga, Erjon Alibej dhe kunati i tij, Arjan Spahiu i vrarë në Belgjikë.

Në muajin qershor 2023, Skerdi Tase tregoi në SPAK dy tentative vrasje të dështuara ndaj biznesmenit, Aredin Behari, sulme me armë këto që ishin paguar nga Albert Pashaj, ndërsa pjesëmarës ishte vetë Tase dhe Henrik Hoxhaj.about:blank

Në të dyja planet për sulmet me armë, nuk është mundur të vritej Aredin Behari, pasi në një rast autorëve i është bllokuar arma, ndërsa në rastin tjetër objektivi kishte mundur ti largohej.

Aktualisht SPAK, po kryen hetime intensive për verifikimin e thënieve të dy bashkëpuntorëve të rinj. Ndërkohë vetë Nuredin Dumani, bashkëpuntori kryesor është pyetur mbi 5 herë nga prokuroria për disa situata.
Dosja “Dumani” është një nga çështjet më të rëndësishme që ndodhet në SPAK dhe përmban numrin më të lartë të bashkëpuntorëve të drejtësisë. Në 18 Gusht, prokuroria e Posaçme SPAK vendosi të mbyllë hetimet për 19 personat e arrestuar nga Policia.

Scroll to Top