JiL.al - Jeto i Lumtur

Tentoi të djegë me benzinë një grua pas sherrit, e pëson keq

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në prangat e autoriteteve italiane ka rënë një 53-vjeçar, I cili tentoi të djegë një 48-vjeçare pas një sherri si shkak i mosmarrëveshjes për bashkëpronësi.

53-vjeçari, Francesco Riçio, akuzohet për tentativë vrasjeje pasi i hodhi benzinë një gruaje më pas i vuri flakën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën e Quartos në orët e para të mëngjesit. Makina e tij u përfshi nga flakët, para ndërtesës në via De Gasperi.

Sipas mediave italiane, 48-vjeçarja ka pësuar djegie të shkallës së tretë në 50% të trupit të saj dhe u transportua në spitalin Cardarelli në Napoli, ku ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Scroll to Top