Beteja me armë mes dy barinjve, një në pranga e tjetri në spital

Jil
Jil
2 Min Read

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi plagosi me armë zjarri një 59-vjeçar në fshatit Matohasanaj të Tepelenës.

Dy barinjtë, Blerim Luzi dhe Sokrat Zeraj u konfliktuan në mal për motive të dobta.

Dhe 30-vjeçari Blerim Luzi ka qëlluar me pushkë në drejtim të 59-vjeçarit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri në malin e fshatit Matohasanaj një 59-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta ndërmjet tyre, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë kapet dhe arrestohet 30-vjeçari.

Salla operative e Komisariatit të Policisë Tepelenë ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se në malin e fshatit Matohasanaj, njësia https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative Lopës, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri (pushkë) një shtetas tjetër (të dy barinj).

Shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë, punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi B. L., 30 vjeç, banues në fshatin Matohasanaj, pasi në malin e këtij fshati, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri (pushkë), shtetasin S. Z., 59 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *