Moti i keq, deti ‘përpin’ makinën në Greqi (VIDEO)

Jil
Jil
1 Min Read

Ky është momenti i frikshëm kur një makinë rrëmbëhet nga valët e detit pasi shiu i rrëmbyeshëm goditi Greqinë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe largimin e njerëzve nga rrugët. Pamjet tregojnë një makinë duke përfunduar në det, teksa valë të mëdha rrotulluese përplasen në brigjet e Agios Ioannis, një fshat në anën lindore të vendit.

Banorëve në qytetin qendror të Volos dhe rajonin malor të Pilion-it, u është thënë që të mos largohen nga shtëpitë e tyre pasi një stuhi e fortë goditi zonën, duke i kthyer rrugët në përrenj të përmbytur. Ndalimi për të dalë nga shtëpia, do të vijojë derisa koha të qetësohet, ka thënë policia, duke theksuar se të drejtën për të lëvizur e kanë vetëm shërbimet emergjente.

Një burrë ka vdekur ditën e sotme, në Volos, kur një mur është shembur dhe ka rënë sipër tij ndërsa një tjetër burrë është raportuar i humbur dhe besohet se është rrëmbyer nga përmbytjet.

Një situatë mjaft e keqe është regjistruar edhe në Skiathos, ku disa stuhi kanë shkaktuar përmbytje të mëdha. Gjithashtu raportohet se qindra turistë janë bllokuar në aeroport, pa energji elektrike, duke mos patur mundësi për komunikim.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *