JiL.al - Jeto i Lumtur

Panik në autobusin e Vorës, i mituri lutet nënës në kushte

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një i mitur, ndodhur në kushte të rënduara psikologjike, i kërkon nënës së tij që mos ta çojë te personi që e dhunon.

Kjo është ngjarja e rëndë që është regjistruar sot, përmes kamerave amatore, në momentin kur djaloshi i bën thirrje të ëmës që mos të shkojnë te personi me të cilin ajo po fliste në telefon.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, nënë e djalit e mori dikush në telefon dhe menjëherë pas kësaj telefonate, i mituri ka nisur të qajë dhe i frikësuar ka thënë që ai e dhunon.

Pjesë nga biseda:a

E ëma: Po ku të të çoj unë ty ore?

Djali: Po je se ai më dhunon (qan)

E ëma: Dreqi ta hajë. Pusho ëre. Pusho njëher të flas në telefon. Pusho se po na dëgjon i gjithë autobusi.

Scroll to Top