Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale. Më shumë vranësira dhe ndonjë rrebesh shiu priten në rajonet afër territorit të Greqisë ku po ndodhin reshje të rrëmbyeshme shiu me pasoja të rënda, por në territoret tona nuk priten reshje të mëdha.
Në jug, juglindje të Shqipërisë dhe pasdite edhe në shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut priten rrebeshe lokale shiu nga sistemi masiv që po godet Greqinë, ndërkohë që Greqia edhe nesër pritet të përballet me shira masiv dhe intensiv në zonat ku sot ka pasur reshje të vazhdueshme.Nga e enjta në territoret tona pak më nxehtë dhe më stabil, ndërsa në Greqi vazhdojnë reshjet e forta, por më të lokalizuara.
Nga e premta do të ketë dobësim të “ciklonit të fuqishëm grek” dhe pritet stabilizim i motit edhe në Greqi, ndërsa në territoret tona na pret mot kryesisht me diell, stabil dhe me rritje të temperaturave.