Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani pasi një aktiviste ka vrarë të fejuarin e saj. Blaze Lily Wallace, e njohur si aktiviste e grupit ambjentalist ‘Extinction Rebellion’ e cila ishte diplomuar në drejtësi dhe ëndërronte të bëhej avokate të drejtash, u arrestua pas aktit në efektin e drogës.
Gjithçka nisi pas jnë sherri në shtëpi ku 28 vjeçarja me një thikë në dorë ndoqi jashtë të fejuarin e saj Samuel Mayo, 34 vjeç, duke e qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë së tyr e në Londër.
Dëshmitarët thonin se fjalët e fundit të dëshpëruara të burrit ishin: “Të lutem Blaze, unë të dua, të lutem Blaze.’
Samuel vdiq nga një plagë 4cm e thellë në ngjarjen e mbrëmjes së 14 korrikut teksa i lutej shoferëve dhe kalimtarëve të thërrisnin një ambulancë.
Dje në gjykatën e Kingston-upon-Thames, Wallace u dënua për vrasje dhe armëmbajtje pas një gjyqi tre-javor.
Ajo u burgos për një minimum prej 24 vjetësh.
Mayo, humbi gjak deri në vdekje teksa policia e kishte njohur si përdorues drogash në zonë.
Wallace u dënua dhe katër vjet të tjera plus dënimit te përjetshëm për armëmbajtjen pa leje.