E bija vrau veten, flet babai i 12-vjeçares: Kishim raporte

Jil
Jil
3 Min Read

Babai i 12-vjeçares nga Pogradeci e cila i dha fund jetës, ka rrëfyer ngjarjen e rëndë për emisionin “Me zemër të Hapur”, me gazetaren Evis Ahmeti. Ai ka tregua e vajza e tij ka takuar pas 7 vitesh të ëmën, por shton se në fillim ajo nuk ka dashur, për shkak se sipas tij, nuk e pranonte që ajo e kishte braktisur.

 Pjesë nga intervista:
Unë isha në punë, kishin marrë ne telefon kushërinjtë, por më thanë që është sëmurë gjyshi jo vajza.Atë ditë unë ika në mëngjes herët dhe e lash në gjumë.
Në darkë folëm, biseda e fundit si çdo natë, qeshnim lozim, jo ndonjë bisedë të veçantë.Nuk vura re asgjë ndryshe te vajza. Jam interesuar për përgjigjen e autopsisë, por ende nuk ka dalë, nesër do vete ta marr, por me sa më thonë nuk ka shenja dhune…
Marrëdhënia ime me vajzën ka qenë shumë e mirë. Unë jetoj me bashkëshorten dhe fëmijët e mi. Vajza rrinte me mua, në një shtëpi. Marrëdhënien e ka pasur të ngushtë me gjyshërit, sepse jemi afër me prindërit e mi.Marrëdhënia ime me gocën ka qenë shumë e mirë, dhe vetë nuk e di si nuk e kuptova këtë gjë. Nuk kishte ndonjë gjë… Marrëdhënia vajzës time me gruan ka qenë shumë e mirë, i thërriste mami dhe jo në emër.
Vajza nuk ka kërkuar që ta takojë nënën e saj biologjike. Në muajin prill më merr në tel kryetari i komunës dhe më thotë që nëna e saj do të takojë vajën, dhe i kam thënë që ta takojë në një vend të hapur që të jemi në prani dhe ne.E ka takuar 5 minuta të ëmën dhe ka ikur. Vajza nuk ishte e emocionuar, nuk donte ta takonte, por pastaj gjatë ditës që i kishte thënë dhe babi im shkoi. Unë nuk i flisja shumë për të se nuk doja ta mërzisja, por thoshte që s’dua ta takoj sepse iku dhe më la, e kështu gjërash.
Kujdestarinë e vajzës e kërkova unë, sepse doja ta mbaja vetë, sepse dhe pse ia la gjykata e saj në fillim, ajo nuk erdhi ta takonte.Ditën e varrimit të vajzës, nuk kam komunikuar fare me ish-gruan.Nuk e di pse vajza e ndërmori atë veprim.

    Share This Article
    ByJil
    Follow:
    JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
    Leave a Comment

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *