Aksident në aksin Qaf Buall-Krastë, makina del nga rruga.

Jil
Jil
1 Min Read

Katër minatorë kanë mbetur të plagosur në mëngjesin e ditës së sotme pas një aksidenti të ndodhur në aksin Qaf Buall-Krastë, në zonën e Martaneshit.

Nga informacionet e para bëhet me dije se mjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga, teksa ishin duke ikur për punë. Ata janë transportuar me urgjencë për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Burime nga spitali thanë se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe po dërgohet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *