JiL.al - Jeto i Lumtur

Nuk ndalen aksidentet, përplasen dy automjete në Fier

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një tjetër aksident është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të Qafës së Koshonicës, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Një automjet tip “Benz” është përplasur me një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar me urgjencë dr ejt spitalit rajonal të Fierit.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po zbardhin dinamiken e këtij aksidenti të rëndë, jo vetëm me të plagosur, por edhe me dëme të shumta materiale.

Furgoni pas daljes nga rruga ka përfunduar në kanalin anësor teksa është kthyer përmbys. Ndërkohë në këtë aks është krijuar edhe një radhë e gjatë automjetesh prej disa kilometrash.

Scroll to Top