Pamje apokaliptike nga vendi fqinj/ Përmbytjet ‘bëjnë kërdinë’,

Jil
Jil
1 Min Read

Greqia është prekur rëndë nga përmbytjet, të cilat i kanë marrë jetën gjashtë personave, ndërsa pamjet mbeten të rënda.Viktimat e fundit janë dy gra, që u gjetën pa jetë në një fshat të Kardhitsës. Gjendja vijon të mbetet e vështirë dheshumë zona janë ende nën pushtetin e ujit.Shtëpitë në fshatin Horta në jug të Pilios janë nën pushtetin e ujit dhe me pjesë të rrëzuara. Reshjet e shiut të furishme dhe erërat e forta rritën në një kohë shumë të shkurtër nivelin e ujit.

Autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente në prefekturën e Magnezisë, ishujt Sporades, në Karditsa, Trikala si dhe në disa bashki në Larisa e përreth saj. Pamjet janë tronditëse jo vetëm nga Volosi dhe Piliosi turistik, por edhe nga shumë fshatra në bregdet, ku ujërat e rrëmbyera përpijnë makina dhe i hedhin në det.

    Stuhitë e forta të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe rrugët dytësore janë bllokuar ose shembur. Për disa orë është bllokuar edhe aksi kryesor që lidh Athinën me Selanikun pranë Lamias.

    Fenomene ekstreme janë regjistruar edhe  në zona të prefekturës së Ftiotidës, Peloponezit , Evias dhe Halkidhikisë.

    TAGGED:
    Share This Article
    ByJil
    Follow:
    JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
    Leave a Comment

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *