Dosja ‘Metamorfoza” u diskutua mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”.
Gazetari mentori Kikia theksoi se krimi është ngritur në një nivel të lartë, duke pasur bashkëpunim edhe me strukturat e policisë, gjë për të cilën shtoi se kjo duhet të ngre alarmin në vend.
“Agresiviteti i vrasjeve të kujton Siçilinë e viteve ’80. Nuk ndodhte asgjë më shumë në Sicilinë e atyre viteve, në krahasim me këto dosje të zbuluara. Shpresoj t’i japë fund një prej ngjarjeve kriminale në Shkodër. Por është jo fort optimiste pasi u zbulua edhe falë përgjimeve që erdhën nga jashtë”, tha ndër të tjera gazetari Kikia.
Gazetarja e BIRN, Aleksandra Bogdani u shpreh se dosja ‘Metamoforza’, tregoi se deri në çfarë nivelesh ka arritur të depërtojë krimi i organizuar.about:blank
“Presim nga drejtues të lartë të pastrojnë krimin, por shohim që ata vetë punojnë për krimin. Pra hetimet, përgjimet treguan deri ku ka arritur të depërtojë krimi. Është një tjetër dëshmi e kriminalizimit të çdo strukture”, tha ndër të tjera ajo.