Stuhia “Daniel” paralizon Greqinë, rritet numri i viktimave,

Jil
Jil
1 Min Read

Bilanci i vdekjeve nga stuhia “Daniel” në Greqi është rritur në 6 viktima. Shumë njerëz kanë refuzuar të lënë shtëpitë e tyre dhe disa mijëra kanë mbetur të bllokuar nga uji në lokalitete të ndryshme.about:blank

Operacionet e shpëtimit po intensifikohen, bashkë me furnizimet që po shpërndahen tek personat e prekur. Ndërkohë, rreth 2 mijë persona të tjerë janë shpëtuar.

“Njerëzit duhet të ishin larguar, por nuk e bënë këtë. Ata nuk prisnin kaq shumë ujë dhe as që do të mbeteshin të bllokuar. Po të ishin larguar në kohë, atëherë nuk do të na duhej të bënim gjithë këtë betejë dhe të përballeshim me këto probleme. Megjithatë ne do vijojmë operacionet për t’i nxjerrë njerëzit nga shtëpitë e tyre”, deklaroi zjarrfikësi Grigoris Mitrakos.

Numri i personave të konsideruar të humbur nuk është ende i saktë. Ndërkohë, teksa zbulimi i godinave të mbuluara nga balta dhe uji vazhdojnë, sidomos në rajonin e Tesalisë, llogaritja e dëmeve ka filluar.

Në rajonin në fjalë, guvernatori Kostas Agorastos vlerësoi se dëmet arrijnë në rreth 2 miliardë euro.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *