Moti ekstrem/ Shirat e rrëmbyeshëm ‘pushtojnë’ këtë vend, gjenden

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia dhe punonjësit e shpëtimit kanë gjetur trupat e dy burrave  që ishin zhdukur në një zonë rurale në perëndim të Madridit pas shirave të rrëmbyeshëm që goditën Spanjën qendrore gjatë fundjavës. Ekipet e shpëtimit gjetën trupat pranë qytetit Aldea de Fresno ku lumi Alberce doli nga shtrati të dielën.about:blank

Jose Manuel Aguado, 83 vjeç , u përfshi nga rrymat e forta pranë shtëpisë së tij në Villamanda, ndërsa një mesoburrë i quajtur Manuel Lopez ishte zhdukur pasi makina me të cilën ai dhe familja e tij po udhëtonin u zhyt në lumë natën e së dielës. Gruaja dhe vajza e Lopez u shpëtuan të njëjtën natë, ndërsa djali i tij 10-vjeçar, u gjet i gjallë pasi kaloi natën të mbërthyer në një pemë.

Të paktën pesë persona humbën jetën kur shiu i rrëmbyeshëm përfshiu pjesë të mëdha të Spanjës të dielën dhe të hënën. Dëmet më të mëdha pësuan provincat e Toledos, ku një grua mbetet e zhdukur dhe Madridi.

Scroll to Top