80-vjeçari emocionon me gjestin fisnik: Mora varkën dhe shpëtova

Jil
Jil
1 Min Read

Një peshkatar 80-vjeçar ka shpëtuar 15 persona, të cilët ishin të bllokuar nga fenomeni “Daniel” në Greqi, me ndihmën e varkës së tij.

“Kushtet ishin tragjike. Por duke qenë se jam peshkatar kam nxjerrë katër përmbytje në fshat, kam ndihmuar. Ishte përmbytja më e keqe”, shpjegoi Tassiopoulos.

“Fëmijët dhe nipërit më thërrisnin të shkoja me ta, unë iu thashë ‘shkoni ju, kam varkën’. Sapo u larguan fëmijët hyra brenda, por nuk mora asnjë telefon, as asgjë, humba gjithçka atje.

Shkoj të marr varkën dhe uji kishte arritur deri në gju. Prita deri në orën 6:00 të mëngjesit për shkak se binte shumë shi. Dola dhe dëgjova disa njerëz që bërtisnin “po mbytemi”.about:blank

Njëri kishte ujë deri në nofull dhe gruaja e tij ishte pranë tij. I futa në barkë, pesë veta, dhe vazhdova t’i nxirrja njerëzit jashtë. Një familje tjetër, e nxora nga tjegullat, gërmova me duar, katër radhë tjegulla.

Gjithsej kam nxjerrë 15 veta, i kam çuar në zyrën e komunitetit se është atje lart, është në katin e dytë.”, ka rrëfyer i moshuari për mediat vendase pas përmbytjeve që kanë goditur shtetin fqinj.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *