Tmerr në Gjermani: Fëmija përdhunohet nga 25-vjeçari

Jil
Jil
3 Min Read

25-vjeçari që hyri në strukturën e akomodimit nga një dritare e hapur, “shikonte porno dhe pinte birrë” me 11-vjeçarin që më pas vrau vajzën

Rasti tronditës që u publikua sot, i përdhunimit dhe vrasjes së një vajze 10-vjeçare, e cila po qëndronte në një ambient për të mitur në një qytet në verilindje të Bavarisë, ka shkaktuar tronditje dhe neveri në Gjermani, raporton Jetoilumtur.

25-vjeçari Daniel Troger akuzohet se ka hyrë në një ambient për të mitur nga një dritare e hapur rreth orës 21:00 të datës 4 prill, duke përdhunuar Lenën e vogël (të cilën autoritetet e kishin hequr nga familja e saj për shkak të akuzave për abuzim) dhe më pas “piu birrë dhe shikonte pornografi” me një 11-vjeçar, gjithashtu i ftuar në objekt.

Trupi i pajetë i 10-vjeçarit u gjet 12 orë më vonë

Ky djalë 11 vjeçar, më vonë besohet se ka sulmuar 10-vjeçaren dhe e ka mbytur atë, ndërsa trupi i saj i pajetë u zbulua 12 orë më vonë nga stafi në qendër.

Qendra e paraburgimit për të miturit St Josef, ku strehohen 90 fëmijë, është tashmë në qendër të një hetimi nga autoritetet gjermane, të cilët gjetën në vendin e krimit gjurmët e gishtërinjve të 25-vjeçarit, baba i dy fëmijëve dhe 11-vjeçarit.

Sipas njoftimit të autoriteteve, Daniel Troger është arrestuar dhe u vu nën akuzë për përdhunim të një të mituri, vjedhje dhe zjarrvënie.

11-vjeçari që dyshohet se vrau vajzën në strukturë pasi burri u largua, kishte një histori dhune.

Për shkak të moshës së mitur, djali nuk do të ndiqet penalisht për aktin e tij dhe tashmë është transferuar në një institucion tjetër. Mosha e përgjegjësisë penale sipas ligjit gjerman është 14 vjeç.

Djali 11-vjeçar kishte një të kaluar të dhunshme

“Si është e mundur që një njeri të hyjë në një strukturë që supozohet të jetë e sigurt? E gjithë ndërtesa duhet të mbyllet. Pse nuk kishte mbikëqyrje? Ku ishte stafi? Pse u zbulua trupi i 10-vjeçarit mëngjesin e nesërm? Të gjitha këto pyetje po shqyrtohen dhe kërkojnë përgjigje”, thotë një zyrtar i përfshirë në hetim.

Sipas të njëjtit burim, agjencitë kompetente që e vendosën 11-vjeçarin në strukturë, e dinin për të kaluarën e tij të dhunshme dhe pavarësisht gjithë kësaj u vendos që ai të strehohej me dhjetëra fëmijë të tjerë. /noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *