Mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës është ekzekutuar me armë zjarri, 41-vjeçari, Leartiad Lekaj.
Mësohet se viktima ka qenë duke lëvizur me motor kur pranë tij është afruar një automjet “Audi A6” dhe një person e ka qëlluar pranë biblotekës publike të qytetit.
Në momentin e parë që është qëlluar, 41-vjeçari është rrëzuar dhe tentuar të largohet, por autori ka qëlluar sërish duke e lënë të vdekur në vend. Pak minuta pas ngjarjes, policia ka gjetur të djegur automjetin, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Laert Keka, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Vlorë rezulton një person me precedent penal. Burime thonë se vite më parë, rreth vitit 2000-2002 dyshohet se ka marrë peng një kambist dhe e ka ekzekutuar. Vite më vonë është akuzuar edhe për vjedhje me dhunë. Viktima ka vuajtur mbi 10 vite burg.
Policia e Vlorës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku u qëllua për vdekje Laert Keka.
‘Rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi L. K., 41 vjeç. Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur.
Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”. Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.’- njofton policia.