Autobusi me turistë përplaset me makinën, 3 të vdekur

Jil
Jil
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi, ku tre persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Athinë-Selanik, pranë zonës së Polikastros, ku një autobus dykatësh me targa serbe është përplasur kokë më kokë me një veturë me katër pasagjerë. Në autobus ndodheshin 78 pasagjërë, të cilët ishin turistë, teksa viktima kanë mbetur 3 pasagjerët e mjetit, ndërsa shoferi është në gjendje të rëndë.

Raportohet se menjëherë pas përplasjes së autobusit me mjetin, një tjetër makinë ka përplasur mjetin, por pa të lënduar. Autobusi përfundoi jashtë rrugës në një kanal, së bashku me mjetin e dytë.

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policia dhe zjarrfikëset, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *