JiL.al - Jeto i Lumtur

Përmbytjet shkatërruese në Greqi, reagon Rama dhe bën thirrje

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka reaguar ndaj motit të keq dhe përmbytjeve në Greqi.

Kreu i qeverisë ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në zonat e prekura që të kontaktojnë me ambasadën tonë në Greqi.

“Përmbytjet e mëdha shkatërruese në shumë rajone të Greqisë kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha. Keqardhje e madhe për jetët e humbura, ngushëllime vëllazërore familjeve të tyre dhe solidaritet i megjithëzemërt me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore?

Ambasada jonë në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë, në numrin e aktivizuar të telefonit 112, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë

Gjithashtu, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës sonë shqiptare përmes numrit të emergjencës 0030-6941658183, në dispozicion të qytetarëve 24/7 dhe në adresën e email-it embassy.athens@mfa.gov.al”, shkruan Rama në Facebook.

Scroll to Top