“Gjithçka që mendonim ishte të vraponim”/ Të mbijetuarit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të mbijetuarit nga tërmeti tragjik i Marokut, që i mori jetën mbi 2 mijë personave, kanë rrëfyer përjetimet e tyre.

Yousef At Ali i tha BBC-së se ishte ulur jashtë me miqtë e tij në Marrakesh kur ndodhi tërmeti dhe gjithçka që mendonin ishte të vraponin.

“Gjithçka po binte. Gjithçka që mund të mendonim ishte të iknim. Gjithçka u rrëzua. Gjithçka që mund të mendonim ishte të vraponim”, tha ai për BBC.

Në qytet, njerëzit janë gjithashtu të bllokuar pa energji elektrike në shtëpitë e tyre, pa sinjal telefoni dhe pa internet. Për të dytën natë radhazi njerëzit fjetën jashtë.

Një tjetër banor, Faisal Baddour tregon se sapo a tërmeti njerëzit dolën menjëherë të panikosur jashtë.

“Forca dhe intensiteti i këtij tërmeti është ndjerë në godinën tonë pothuajse tre herë. Njerëzit dolën në rrugë menjëherë pas këtij paniku total. Dhe ka familje që ende flenë jashtë”, tha ai për BBC.

Scroll to Top