Avokati Kujtim Cakrani foli në lidhje me çështjen “Beleri” ku tha se nuk e ka mbrojtur atë si person por ka mbrojtur anën juridike.
Në një intervistë televizive, ai nënvizoi se ndaj Belerit është ngritur një akuzë që nuk është akuzë.
“Unë nuk kam folur në mbrojtje të Belerit si individ, por kam mbrojtur anën juridike. Nëse do të shikojmë të gjithë procesin që në momentin që Beleri është arrestuar apo ndaluar, ka shkelje të rënda proceduriale. Është arrestuar në flagrancë. Ndaj Belerit është ngritur një akuzë që nuk është akuzë”- tha ai.