Zjarr në fshatin Hambar në Njësinë Vendore Cakran në Fier.
Flakët janë përhapur në një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre.
Ka qenë deputeti i opozitës në qarkun e Fierit, Luan Baçi ai që ka denoncuar më herët në rrjetet sociale.
Flakët kanë përparuar me shpejtësi edhe për shkak të erës.
Banorët e zonës kanë vepruar për parandalimin e përhapjes së zjarrit.
Më pas ka ardhur edhe reagimi nga Ministria e Mbrojtjes.
Ministri Peleshi bëri të ditur se është nisur drejt Hambarit një helikopter “Cougar”.
Ndërkohë në zonë kanë ardhur edhe forcat zjarrfikëse pas lajmërimit nga banorët.