Të shtëna me armë zjarri, dyshohet për një të vrarë, zbardhen

Jil
Jil
1 Min Read

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në Podujevë, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur brenda një marketi, ndërsa viktimë ka mbetur një burrë, dhe e plagosur një grua.

Rastin për vrasjen ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri,  në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë”, u shpreh Borovci.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  të marra  nga mjekët emergjent është konfirmuar se një  person  është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”.about:blank

“Aktualisht policia po vijon  punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”- shtoi ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *