Video të panumërta të tërmetit vdekjeprurës që goditi Marokun kanë mbushur rrjetet 24 orët e fundit, duke dokumentuar shkallën e tragjedisë dhe përpjekjet e dëshpëruara për të shpëtuar të bllokuarit nën rrënoja.
Të paktën 2,100 njerëz vdiqën në tërmetin që goditi Marrakech-un dhe qytetet dhe fshatrat përreth të premten mbrëma, me ekipet e shpëtimit që po luftojnë me kohën për të gjetur të bllokuarit nën rrënoja.
Por ka edhe disa video nga kamerat e sigurisë që, sipas Jerusalem Post, janë marrë disa minuta para tërmetit vdekjeprurës, ku në qiell shihen disa drita misterioze tre minuta para fillimit të tërmetit.
Edhe pse nuk dihet shkaku i këtij fenomeni, nuk është hera e parë që diçka e tillë është vënë re përpara një tërmeti të madh. Video të ngjashme u shfaqën edhe para tërmeteve shkatërruese në Turqi në fillim të këtij viti.about:blank
Një teori për këto “drita tërmetesh” është se pamja e tyre lidhet me aktivitetit sizmik në zonë apo edhe shpërthimet vullkanike, vëren Jerusalem Post, megjithatë lidhja e tyre me fenomenet e sipërpërmendura nuk është verifikuar shkencërisht.
Edhe pse ka pasur shumë raporte për drita të çuditshme në qiell para tërmeteve shkatërruese në dekadat e fundit, me videon e parë që qarkulloi në 1965 kur ndodhi tërmeti në Japoni nuk ka një përgjigje të saktë vetëm spekulime.
Përveç kësaj, dritat e çuditshme nuk shfaqen gjithmonë, siç thekson Jerusalem Post. Megjithatë, kur ato ndodhin, ato priren të jenë pranë epiqendrës së tërmetit, kur aktiviteti tektonik është në kulmin e tij.