Festivali kthehet në panair droge, ka të arrestuar mes të cilëve

Jil
Jil
3 Min Read

Në kuadër të operacionit “ION”, Dhërmi Himarë u arrestuan shtetasit, Altin Boshnjaku, Art Bejtullahu, Arten Preveza, David Neumann.

Dhërmi, Himarë, 11 Shtator 2023 /noa.al – Tre shqiptarë të Kosovës dhe një gjerman janë arrestuar nga policia e Vlorës në kuadrin e operacionit antidrogë të koduar “ION”.

Operacioni u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe ato të Seksionit kundër Narkotikëve të Drejtorisë së Vlorës.

Ai erdhi në vijim të operacioneve të finalizuara në nivel qarku, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në sasi dhe në doza.

Në kuadër të operacionit “ION”, Dhërmi, Himarë u arrestuan shtetasit, Altin Boshnjaku, Art Bejtullahu, Arten Preveza, David Neumann.about:blank

Tre shqiptarët dhe gjetmani akuzohen se shitën doza të drogave të ndryshme, gjatë një festivali që u zhvillua në Dhërmi. Atabakuzohen se vepronin si grup kriminal.

Në aksionin policor janë sekuestruar sasi të lëndëve narkotike kokainë, MDMA dhe ekstazi, mjete që shërbenin për ndarjen e drogave, në doza, si dhe 4250 euro dhe 101 900 lekë të përfituara nga shitja e dozave të drogave.about:blank

Si erdhi aksioni policor

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe në zbatim të planit të masave të hartuar nga Policia e Vlorës, për mbarëvajtjen e aktiviteteve argëtuese që zhvillohen në qark, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë siguruar informacion për disa shtetas që vepronin si grup, për të shitur doza të drogave të ndryshme, gjatë një festivali, në Dhërmi.about:blank

Në bazë të këtyre informacioneve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve të DVP Vlorë, u finalizua operacioni policor antidrogë i koduar “ION”, në kuadër të të cilit shërbimet e Policinë ndërhynë menjëherë në perimetrin ku zhvillohej festivali, dhe bënë të mundur kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve:

A. B., 33 vjeç, banues në Gjakovë, A. B., 31 vjeç, banues në Gjakovë, A. P., 39 vjeç, banues në Prishtinë dhe D. N., 43 vjeç, banues në Gjermani.

Këta shtetas u kapën në flagrancë teksa në formën e grupit, siguronin droga të ndryshme, i ndanin ato në doza të cilat i shitnin te turistët dhe pushuesit, të cilët po ndiqnin një festival të organizuar në Dhërmi.

Me cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi doza dhe tableta të lëndëve narkotike kokainë, MDMA dhe ekstazi, 151 qese farmaceutike dhe peshore elektronike që shërbenin për ndarjen e lëndëve narkotike, në doza, 4250 euro dhe 101 900 lekë të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, një automjet, 4 celularë dhe një kartëmonedhë 20 euro false.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *