JiL.al - Jeto i Lumtur

Tërmet i fuqishëm në Indonezi, ja sa ishte magnituda

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6 ballë Rihter është regjistruar në Indonezi të hënën, më saktësisht në pjesën veriore të ishujve Maluku, raporton agjencia Reuters.about:blank

Fillimisht Qendra Hulumtuese Gjermane për Gjeoshkencë (GFZ) kishte njoftuar se shkalla e tërmetit ishte 6.2 ballë Rihter. Mirëpo, Agjencia Gjeologjike e Indonezisë ka bërë të ditur se shkalla e tërmetit ka qenë 5.9 ballë Rihter dhe nuk është paralajmëruar për cunami.
Është njoftuar se thellësia e tërmetit ishte 168 kilometra. Banorët në Manado kanë thënë se është ndier dridhja dhe ka pasur panik. Në një video që është publikuar në rrjete sociale shihet një numër i banorëve duke dalë me vrap nga kinemaja. Nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.

Scroll to Top